Transformo ambientin tënd me ndriçimin magjepsës të dritës dekorative plastike LED
A je lodhur nga atmosfera e zakonshme dhe pa jetë në shtëpi apo zyrë? Është koha me i shtu pak magji dhe elegancë hapësirës tënde me Dritën Dekorative Plastike LED.
Krijo atmosferë magjike me shirita fleksibilë neon
Drita jonë LED ka shirita fleksibilë neon që mundesh me i formësu sipas dëshirës. Qoftë për me kriju një qendër tërheqëse apo me shtu një ndriçim të lehtë në dhomë, këta shirita neon e shndërrojnë çdo hapësirë në një botë magjike.
Përjetoni qëndrueshmëri të jashtëzakonshme me neon të papërshkueshëm nga uji IP67
Mos u shqetëso për dëmtim nga uji. Drita jonë dekorative LED është e pajisur me neon IP67 të papërshkueshëm nga uji, që do të thotë se mund ta përdorësh edhe në banjo, kuzhinë apo jashtë pa problem.
Instalim i lehtë me shabllon nga shkumë PVC
E dimë sa e rëndësishme është instalimi i lehtë. Prandaj, drita vjen me një shabllon nga shkumë PVC që e bën shumë të thjeshtë montimin në çdo sipërfaqe. Vetëm ndiqe shabllonin dhe për pak minuta ke një ndriçim të bukur që i mahnit të gjithë.
Detaje teknike:
- Tensioni i punës: DC 12 V
- Dalja e adapterit: 12V 4A DC
- Gjatësia totale e kabllos: 375 cm
- Lloji i prizës: C Max 36 W
- 400 Lumen / 6000 K
- 10000 kWh
- Madhësia: 27 x 49 x 3 cm
- Ngjyra: E bardhë
Mos u kënaq me ndriçim të zakonshëm kur mundesh me pas diçka të jashtëzakonshme. Ndriço ambientin tënd me Dritën Dekorative Plastike LED dhe lejo që magjia të të mahnitë!
Regjistrohu