Çantë veglash DeWALT TOUGHSYSTEM 2.0 (duffle) e dizajnuar për organizim dhe bartje të lehtë të veglave. Ka dorezë ergonomike dhe rrip shpatulle të mbushur për komoditet gjatë transportit.
Materiali i fortë (tarpaulin) largon ujin dhe papastërtinë, ndërsa baza plastike e papërshkueshme nga uji e mbron përmbajtjen kur vendoset në sipërfaqe të lagështa. Ofron qasje 360° dhe xhepa të dedikuar për vegla elektrike, bateri dhe pajisje.
- Mbi 50 xhepa me qasje të dyanshme për organizim të mirë
- Bazë plastike waterproof për mbrojtje shtesë
- Kordon bungee për ruajtje shtesë (p.sh. sende më të gjata ose të pista jashtë)
- Xhep transparent me zinxhir për dokumente/aksesorë me qasje të shpejtë
- Përputhshme me të gjitha modulet TOUGHSYSTEM 2.0; kapacitet ngarkese deri 53 kg
Regjistrohu