ASUS NUC 14 Essential është kompjuter mini (NUC) për tavolinë, i përshtatshëm për punë zyre, shkollë, multimedia dhe përdorim të përditshëm. Vjen si barebone: pa RAM, pa SSD dhe pa sistem operativ, që do të thotë i shtoni vetë komponentët sipas nevojës.
- Procesor Intel Processor N150 (4 bërthama, 6MB cache)
- 1 slot DDR5 SO-DIMM 4800MHz
- Mbështet M.2 2280 për SSD NVMe ose SATA
- Rrjet 2.5GbE LAN + Bluetooth 5.3 + Wi‑Fi 6E (Intel AX211)
- Lidhje: 5x USB Type-A, 2x USB Type-C, HDMI, DisplayPort, 3.5mm jack
Punon me furnizim të jashtëm energjie (65W) dhe vjen me kabllo rryme me prizë EU, si dhe dokumentacion bazë (Quick Start Guide, warranty card).
Regjistrohu
Produkte të shikuara