ASUS TUF Gaming TR120 ARGB Reverse White është set me 3 ventilatorë 120mm për kasë kompjuteri, me dizajn “reverse blade” për drejtim të rrjedhës së ajrit dhe pamje më të pastër nga ana e dukshme. Ofron performancë të mirë të rrjedhës së ajrit dhe presion statik, me ndriçim ARGB të personalizueshëm.
I përshtatshëm për ndërtim/upgrade të PC-së, për përmirësim të ftohjes në kasë dhe sinkronizim të ndriçimit me pajisje kompatibile.
- Set: 3 x ventilator 120mm (120 x 28 x 120 mm)
- Shpejtësia maksimale: deri 2000 RPM (±10%)
- Rrjedha e ajrit: 76.3 CFM
- Kushinetë: Hydro Bearing
- Zhurma tipike e punës: 29 dB
Përfshihen vida për montim.
Regjistrohu
Produkte të shikuara