ASUS TUF Gaming BE6500 është ruter gaming WiFi 7 (802.11be) me antena të jashtme, i përshtatshëm për rrjet shtëpie ose zyre, me mundësi pune si ruter, access point ose range extender. Dizajn i zi me disa antena të jashtme për mbulim më të mirë.
Ofrohet me 4 bërthama CPU (1.5 GHz), 1 GB RAM dhe 256 MB flash, si dhe porta 2.5GbE për lidhje të shpejtë me kabllo. Mbështet protokolle dhe funksione për menaxhim të rrjetit, smart home dhe siguri.
- WiFi 7 (802.11be) dual-band, me OFDMA dhe 4096QAM
- 4x porta 2.5GbE për lidhje me kabllo (LAN)
- Siguri: WPA/WPA2/WPA3, WPA3-Enterprise, OWE, plus funksione firewall (URL filter, DMZ, MAC filtering)
- AiMesh për rrjet mesh dhe AiProtection Pro për mbrojtje të rrjetit
- Mbështet DHCP, DNS, SSH, DDNS, PPPoE, IPv4/IPv6, IPsec, L2TP dhe RADIUS (AAA)
Regjistrohu
Produkte të shikuara