Ekstenderi KVM ATEN CE100 është zgjidhje profesionale për zgjatjen e sinjaleve VGA dhe USB deri në 100 metra përmes kabllos rrjetit. Ky set përfshin dy module (lokal dhe remote), duke mundësuar kontroll të plotë të kompjuterit nga distanca të mëdha, pa humbje të cilësisë së sinjalit. Ideale për përdorim në zyra, server room apo ambiente ku kërkohet menaxhim i centralizuar i pajisjeve.
Pajisja vjen me të gjitha aksesorët e nevojshëm për instalim të shpejtë dhe të lehtë, përfshirë kabllot, furnizimin me rrymë dhe udhëzuesin për përdorim. Dizajni kompakt dhe ngjyra e zezë e bëjnë të përshtatshme për çdo ambient profesional.
- Zgjatje sinjali VGA dhe USB deri në 100 metra
- Përfshin module lokal dhe remote
- Lidhje përmes RJ45 (kabllo rrjeti)
- Përshtatshëm për përdorim profesional dhe zyrtar
- Dizajn kompakt, ngjyrë e zezë
Regjistrohu
Produkte të shikuara