Power bank AUKEY PB-MS06 me kapacitet 10000mAh është zgjidhje ideale për karikim të shpejtë dhe të sigurt të pajisjeve tuaja. Mbështet teknologjinë MagSafe për karikim wireless të iPhone-ve nga modeli 12 e tutje, si dhe Power Delivery deri në 30W përmes portës USB-C. Dizajni i vogël dhe i lehtë e bën të përshtatshëm për bartje, ndërsa mbajtësja e palosshme ofron komoditet gjatë përdorimit të telefonit.
Mund të karikojë dy pajisje njëkohësisht, një me kabllo dhe një wireless. Përfshin kabllo USB-C në USB-C dhe ka indikator LED për nivelin e baterisë. Teknologjia Pass-Through Charging mundëson karikimin e power bank-ut dhe pajisjes njëkohësisht.
- Kapacitet 10000mAh, karikim i shpejtë 30W
- Karikim wireless me MagSafe për iPhone
- Mundësi karikimi të dyfishtë (wireless dhe me kabllo)
- Dizajn kompakt, i lehtë dhe me mbajtëse të palosshme
- Indikator LED për nivelin e baterisë
Regjistrohu
Produkte të shikuara