Kufjet wireless Defender Freemotion B552 janë të dizajnuara për ata që kërkojnë cilësi të lartë të zërit dhe komoditet gjatë dëgjimit të muzikës apo bisedave telefonike. Me dizajn modern over-ear dhe jastëk të butë, këto kufje ofrojnë përvojë të rehatshme edhe gjatë përdorimit të gjatë.
Kufjet vijnë me lidhje Bluetooth për përdorim pa tela, por mund të lidhen edhe përmes kabllos audio (AUX). Mikrofon i integruar lejon biseda të qarta, ndërsa slot-i për kartelë microSD ofron mundësi dëgjimi të muzikës direkt nga karta. Kontrolli i volumit është i lehtë për t'u përdorur, i vendosur në vetë kufjet.
- Lidhje wireless Bluetooth dhe AUX
- Mikrofon i integruar për thirrje
- Dizajn komod over-ear me jastëk të butë
- Slot për kartelë microSD dhe port microUSB
- Kontroll i integruar i volumit
Regjistrohu
Produkte të shikuara