Pendrive SanDisk Ultra Flair 64GB është zgjidhje ideale për ruajtje dhe transferim të shpejtë të të dhënave. Me dizajn modern metalik dhe ngjyrë zi/argjendtë, ky pendrive është i qëndrueshëm dhe rezistent ndaj goditjeve. Përmes teknologjisë USB 3.0, ofron shpejtësi leximi deri në 150 MB/s, duke mundësuar transferim të shpejtë të dokumenteve, fotove apo videove. Për më shumë siguri, posedon opsion për mbrojtje të skedarëve me fjalëkalim, që të dhënat tuaja të jenë gjithmonë të sigurta. Përmasat kompakte e bëjnë të lehtë për ta mbajtur me vete kudo që shkoni.
- Kapacitet 64GB për ruajtje të bollshme
- Shpejtësi leximi deri në 150 MB/s me USB 3.0
- Dizajn metalik elegant dhe rezistent
- Mbrojtje me fjalëkalim për privatësi
- I përshtatshëm për kompjuterë dhe laptopë
Regjistrohu
Produkte të shikuara