Kidde K10LLDCO është detektor i monoksidit të karbonit (CO) për përdorim në shtëpi, me sensor elektrokimik dhe ekran LCD për shfaqje të përqendrimit. Pajisja punon me bateri të integrume (pa ndërrim) dhe ofron alarm zanor e vizual kur niveli i CO tejkalon kufijtë e sigurisë.
Ekrani tregon vlerat nga 0 deri në 999 PPM dhe pajisja mat çdo sekondë. Ka funksione për testim/ristartim të alarmit, ruajtje të vlerës maksimale (Peak), si dhe sinjalizim për defekt, bateri të ultë dhe fund të jetëgjatësisë (deri 10 vjet).
- Sensor elektrokimik Kidde për matje të saktë të CO
- Ekran LCD 0–999 PPM dhe buton “Peak” për vlerën më të lartë të regjistrume
- Alarm i fortë rreth 85 dB + LED i kuq për sinjalizim
- Bateri e integrume me jetë deri 10 vjet, pa nevojë për zëvendësim
- Montim në mur ose vendosje në sipërfaqe të rrafshët, me bravë kundër heqjes
Regjistrohu