Multimetri elektrik Yato YT-73080 është pajisje matëse për kontrolle bazike në instalime dhe pajisje elektrike. Mundëson matje të tensionit AC/DC, rrymës DC dhe rezistencës, si dhe teste për dioda dhe transistorë.
- Matje tensioni AC/DC: 0–500 V (±1.2%)
- Matje rryme DC: 0–5 A (±2.0%)
- Matje rezistence: 0–2000 kΩ
- Test kontinuiteti me buzzer (aktiv nën 30 Ω)
- Test diodash dhe matje hFE për transistorë
Punon me 1 bateri 9V dhe ka funksion fikje automatike për kursim të baterisë. Vjen me mbrojtëse gome (holster) për mbrojtje nga dëmtimet mekanike. Në paketim: multimetër, holster, kabllo/proba testimi, manual përdorimi.
Regjistrohu