Konsolë Nintendo Switch 2 256GB 7.9\" + Mario Kart World (digjitale), Joy-Con kaltër e çelët/kuqe e çelët
Nintendo Switch 2 është konsolë lojërash e gjeneratës së re me 3 mënyra përdorimi (TV, tabletop dhe portable). Ky set vjen me versionin e plotë digjital për shkarkim të lojës ekskluzive Mario Kart World.
Ekrani 7.9\" me rezolucion 1080p dhe HDR ofron pamje të pastër, ndërsa dock-u mbështet deri 4K dhe deri 120 fps (me TV dhe lojëra kompatibile). Joy-Con 2 lidhen magnetikisht dhe mund të përdoren edhe si maus në lojëra të përkrahura; konsola luan edhe lojëra kompatibile nga biblioteka Nintendo Switch.
- Ekran 7.9\" LCD touchscreen, 1080p, HDR, deri 120 fps
- Dock me dalje deri 4K dhe deri 120 fps (me pajisje/lojëra kompatibile)
- 256 GB memorie e brendshme, e zgjerueshme me microSD Express
- GameChat për voice chat, screen share dhe video chat (me kamerë USB-C kompatibile, veç)
- Përfshin Mario Kart World (kod/vers. digjitale për download)
Përmbajtja e paketës: Nintendo Switch 2, Mario Kart World (digjitale), Joy-Con 2 (L) kaltër e çelët dhe (R) kuqe e çelët, dock, adapter rryme, kabllo USB-C, Joy-Con grip, 2x straps, kabllo HDMI ultra high-speed.
Regjistrohu