Watch Dogs: Legion është lojë aksion/stealth me botë të hapur nga Ubisoft, e vendosur në Londër, ku mbikëqyrja me kamera e dronë është kudo dhe ti vepron si pjesë e grupit hacker DedSec.
Në këtë pjesë mund të rekrutosh pothuajse çdo person dhe ta përdorësh si personazh të luajtshëm; misionet, dialogët dhe skenat ndryshojnë varësisht prej kujt po e përfaqëson DedSec-in. Lojë përfshin fushatë single-player me shumë misione dhe edhe lojë bashkëpunuese online.
Resistance Edition përfshin lojën bazë dhe përmbajtje shtesë të edicionit Gold (Season Pass me zgjerime të historisë, heronj shtesë dhe misione), plus personazhin hacker Lynx me maskë dhe 1 javë VIP për fitim më të shpejtë të përvojës.
- Botë e hapur në Londër me pika të njohura dhe qasje të lirë në misione
- Rekruto dhe luaj me personazhe të ndryshëm me profesione/aftësi të ndryshme
- Hacking i teknologjisë (p.sh. dronë) dhe stil loje stealth ose me armë
- Single-player dhe co-op online
- Optimizim për Xbox Series X, me 4K/HDR dhe Smart Delivery (sipas paketimit)
Regjistrohu
Produkte të shikuara