No More Heroes III është lojë aksion për Nintendo Switch, ku Travis Touchdown kthehet për t’u ngjitë në renditjen e superheronjve galaktikë dhe me ndalë Prince FU dhe 10 vrasësit e tij jashtëtokësorë.
Luftërat kërkojnë para, të cilat i fiton duke kryer misione nëpër qytet. Kontrollet intuitive të Nintendo Switch të lejojnë me përdorë Joy-Con për me drejtu shpatën lazer (katana) dhe me kombinu lëvizje të arteve marciale, ndërsa Death Glove shton fuqi të reja dhe më shumë taktikë në përballje.
- Platformë: Nintendo Switch
- Zhanër: Aksion / aventurë
- Kontrolle me Joy-Con për sulme me laser katana
- Death Glove me fuqi të reja dhe zgjedhje aftësish për stil personal loje
- Vlerësim moshe: PEGI 18
Regjistrohu
Produkte të shikuara