Karikuesi Panasonic Eneloop BQCC17 është zgjidhje praktike për karikimin e baterive AA dhe AAA. Ky set përfshin katër bateri AA me kapacitet 2000 mAh, të përshtatshme për pajisje të ndryshme elektronike në shtëpi apo zyrë. Karikuesi ofron siguri të lartë me kontroll individual të secilës bateri dhe LED për informim të statusit të karikimit.
Bateritë Eneloop janë të qëndrueshme, me jetëgjatësi deri në 2100 cikle karikimi dhe ruajnë kapacitetin deri në 70% pas 10 vitesh. Karikuesi është i lehtë për përdorim dhe vjen në paketim pa plastikë, duke kontribuar për një ambient më të pastër.
- Përfshin 4 bateri AA 2000 mAh
- Përshtatet për bateri AA dhe AAA
- Karikim i shpejtë dhe i sigurtë
- LED për kontroll të statusit të karikimit
- Paketim ekologjik pa plastikë
Regjistrohu