Kamerë veture Tracer 4TS FHD CRUX është zgjidhje ideale për siguri dhe regjistrim të ngjarjeve gjatë vozitjes. Pajisja ofron regjistrim me cilësi të lartë Full HD nga kamera frontale me kënd të gjerë 140° dhe kamera të pasme për mbulim të plotë të rrugës. Ekrani IPS me prekje 4 inç mundëson përdorim të lehtë dhe shikim të qartë të incizimeve.
Kamera është e pajisur me funksione të avancuara si G-sensor për detektim të goditjeve, modalitet parkimi për mbikëqyrje edhe kur vetura është e ndalur, regjistrim në rreth dhe detektim të lëvizjes. Kasa prej alumini siguron qëndrueshmëri dhe rezistencë ndaj dëmtimeve.
- Kamerë frontale 2Mpix, kënd 140°
- Kamerë e pasme 0.3Mpix, kënd 60°
- Ekran IPS me prekje 4 inç
- Funksion G-sensor dhe modalitet parkimi
- Kasa alumini, ngjyrë e zezë
Regjistrohu
Produkte të shikuara