Si të gjesh xhinset perfekte për trupin tënd?
Xhinset janë një prej veshjeve më universale, të preferuara si nga gratë, ashtu edhe nga burrat. Përdoren në çdo ditë, çdo stinë dhe pothuajse çdo rast. Por gjetja e atij modeli perfekt që të rri bukur, të jetë komod dhe të theksojë më të mirën e trupit, kërkon pak më shumë kujdes sesa thjesht zgjedhja e numrit.
1. Kupto formën e trupit
Çdo trup është ndryshe, ndaj sekreti qëndron te përzgjedhja e modelit që e balancon më së miri formën tënde.
Për femra: nëse ke bel të hollë, modelet me bel të lartë nxjerrin në pah linjat. Për ije më të gjera, xhinset “flare” apo “straight” krijojnë një efekt më të balancuar.
Për meshkuj: nëse ke shpatulla të gjera, modelet “regular” apo “slim fit” krijojnë harmoni mes trupit të sipërm dhe këmbëve. Nëse je i gjatë e i dobët, “tapered fit” ose “relaxed fit” janë opsioni ideal për një pamje të rregullt.
2. Zgjedh material të qëndrueshëm dhe elastik
Xhinset cilësore duhet të ruajnë formën pas shumë larjesh. Modelet me pak stretch ofrojnë komoditet, ndërsa ato me përbërje më të fortë janë perfekte për ata që duan qëndrueshmëri dhe pamje më klasike.
3. Luaj me ngjyrat sipas stilit tënd
Ngjyra e errët është ideale për pamje elegante dhe për t’u dukur më i/e gjatë.
Ngjyrat e hapura japin freski dhe një stil më të relaksuar për ditët me diell.
Efektet e “washed” janë të përshtatshme për pamje urbane, ndërsa xhinset blu klasike mbeten të përjetshme për çdo stil
4. Kujdes me prerjen dhe gjatësinë
Për xhinset perfekte, gjithçka varet nga proporcionet:
Femrat duhet të sigurohen që xhinset nuk krijojnë rrudha apo hapësira në bel.
Meshkujt duhet të kontrollojnë që fundi të përfundojë mbi këpucë pa u mbledhur.
Nëse i vesh me atlete, gjatësia mund të jetë pak më e shkurtër, ndërsa me çizme apo këpucë klasike, më e gjatë për pamje të plotë.
5. Mos u kufizo te numrat - provo dhe eksperimento
Numrat ndryshojnë nga një brend te tjetri, ndaj provo disa modele derisa të gjesh kombinimin perfekt mes komoditetit dhe stilit. Vlerëso si ndihesh, jo vetëm si duken në pasqyrë.
Në fund, xhinset perfekte janë ato që të përshtaten ty, jo ato që janë në trend.