Kasë DarkFlash DS950 ATX/M-ATX/ITX midi tower, tempered glass 270°, pa ventilatorë, e bardhë
Kasë DarkFlash DS950 është kasë kompjuteri (midi tower) për ndërtim konfigurimesh ATX, Micro-ATX dhe ITX, me pamje panoramike 270° nga dy anë falë paneleve të tejdukshme. Është e përshtatshme për setup gaming dhe konfigurime me komponentë që dëshironi me i shfaq, si RGB.
- Mbështet radiatorë sipër: 360/280/240 mm dhe deri në 9 ventilatorë (ventilatorë nuk janë të instaluar)
- Hapësirë për GPU deri 400 mm, cooler CPU deri 180 mm, PSU deri 200 mm
- Porta në panel: USB-C 3.2 Gen 2, USB-A 3.0, USB-A 2.0, HD Audio; butona Power/Reset
- Filtra pluhuri dhe rrjeta ventilimi për qarkullim të mirë të ajrit
- Montim i lehtë me mekanizëm Snap-Fit për hapje të shpejtë të paneleve
Struktura është prej flete metalike SPCC 0.5 mm dhe vjen në ngjyrë të bardhë. Dimensionet: 450 × 222 × 465 mm, me 7 slote zgjerimi dhe bay për ruajtje SSD x1 ose HDD x2.
Regjistrohu
Produkte të shikuara